Diplomuar ne Fakultetin e Mjekesise Tirane, dega Stomatologji, me 1969.
Ne vitet 1981-1982 eshte specializuar prane Fakultetit te Mjekesise ne specialitetin Ortopedi Stomatologjike.
Ne vitet 1992-1995 eshte specializuar privatisht ne Rome (Itali) ne fushen e Protetikes Stomatologjike.
Nga viti 1994 e ne vazhdim eshte perfshire ne veprimtarine pedagogjike si mesimdhenes ne fushen e Stomatologjise ne Fakultetin e Mjekesise dhe ne disa shkolla te tjera te larta si ne Medikadent, Dental Art, Kristal etj.
Ne vitet 2005-2010 ka qene shef i Departamentit te Stomatologjise te Universitetit Kristal.
Ka veprimtari te pasur ne fushen e organizimit e menaxhimit shendetesor ku ka kryer me sukses detyra te tilla si Shef i shendetesise se rrethit Diber ne vitet 1985-1992, Shef i sektorit te Stomatologjise ne Ministrine e Shendetesise, anetar i kolegjiumit te Ministrise se Shendetesise , Shef i Sherbimit te Stomatologjise per Tiranen, Drejtor i Klinikes Stomatologjike Universitare etj.
Eshte autor i mbi 100 publikimeve shkencore ne fushen e Stomatologjise, te realizuara brenda e jashte vendit, nga keto 25 jane publikuar ne revista te huaja e aktivitete nderkombetare.
Ka botuar nje monografi mbi Protezen e Plote , disa tekste mesimore dhe cikle leksionesh per shkollat e larta te profilit te Stomatologjise.
Ka punuar ne disa Klinika Dentare, ne Kliniken Stomatologjike Universitare dhe 4 vjet ne Rome -Itali
Ne maj te vitit 1999 ka mbrojtur titullin “ Doktor i Shkencave Mjekesore”.
Ne vitin 2010 ka fituar titullin “Profesor i Asociuar”
Eshte kryetar i Shoqates se Protezisteve Stomatologe te Shqiperise dhe Antar I Shoqates se Protezisteve te EUROPES.
Ne Kliniken Dentare “EVIDENT” kryen detyren e Specialistit te Protetikes.
You must be logged in to post a comment.