Jo. Zakonisht nuk ka kompatibilitet midis implanteve te ndryshme ekzistuese, ne se ju doni te beni nje kontroll te implanteve tuaj eshte me mire te konsultoheni me nje implantolog per te perdorur te njejtin system qe keni vendosur me pare.
A eshte e nevojshme qe te qe te kemi nje informacion ne lidhje me sistemin e implanteve qe supozohet se do te vendosim?
Po, sepse te gjithe implante nuk kane shperndarje internacionale, psh, ne se Ju jetoni ne Angli(UAE) ju duhet te jeni te sigurte se implanti qe do te vendosni do te jete I pranishem ne te gjitha vendet e tjera te botes.
Cilat jane avantazhet qe lidhen me perdorimin e implanteve dentare?
Implantet jane te afte qe te transformojne komplet imazhin e pacientit, sepse pacienti do te kete me shume konfidence ne mundesite e tij. Implantet jane zgjidhje per te gjithe protezat e levizeshme qe kane mungese stabiliteti( levizshmeri te larte), te cilat jane frenuese per personalitetin normal te pacientit, duke kufizuar jeten e tij private e profesionale, implantet mund ta bejne pacientin te flase lirisht, te …
C’fare eshte nje implant dentar?
Ne menyre te permbledhur implanti dentar eshte nje rrenje artificiale dhembi me forme cilindrike, prej Titaniumi.
Perse implantet dentare jane te bere prej Titaniumi?
Sepse ai eshte metali qe zoteron biokompatibilitet shume te larte( pranohet pa asnje reaksion nga organizmi I njeriut). Ai perdoret gjithashtu edhe per proteza te tjera humane si hip protezat.
Si eshte i ndertuar nje implant dentar?
Nje implant dentar eshte I perbere nga 3 pjese te ndryshme: rrenja prej Titaniumi, pjesa mbeshtetese, qe zakonisht lidhet me implantin, dhe korona e porcelanit identike me ato te dhembeve natyrale qe vendoset mbi te.
Sa zgjat ky lloj trajtimi?
Trajtimi permbledh dy faza: Faza kirurgjikale ne menyre qe te vendosim implantin ne brendesi te kockes se nofulles; Faza protetike ,disa jave me vone asaj kirurgjikale, kur korona e porcelanit bashkohet me implantin.
You must be logged in to post a comment.