Aktiviteti yne Profesional ka filluar ne vitin 1969.
Klinika Dentare qe u emertua “EVIDENT” u themelua ne vitet e demokracise nga Prof. Nazmi Koci dhe ishte realizim I endrres profesionale te tij dhe bashkepuntoreve te tij.
Klinika u themelua ne vitin 1995 dhe atehere u vendos ne ambjentet e Poliklinikes Nr.10,ne rrugen e Dibres Tirane.
Ne vitin 2002 filloi aktivitetin pas diplomimit Dr. Brunilda Koçi e cila pasi kreu studimet per Master, u specializua dhe gjithashtu kreu studimet per PhD ne Universitetin e Bolonjes( Itali ).
Ne Janar 2005 Klinika u transferua ne Rr. E Barikadave Nr.140 (perballe shkolles se mesme te pergjitheshme “ Sami Frasheri “ Tirane.
Ne vitin 2006 ekipit tone ju shtua dhe Dr. Ervin Koçi , i cili me pas kreu specializimet per Parodontologji dhe Implantologji ne SHBA ( Universiteti i Connecticat ne Hartfort te USA ) ne vitet 2009-2010.
Klinika “ Evident ” sot ndodhet ne nje godine te re ne Rr. Dibres (ne kryqezim me Rr. E Barikadave ), Pallati “ Ani Shpk” , kati i trete dhe ka filluar aktivitetin ketu me 26 korrik 2012.
Projekti i kesaj Klinike eshte hartuar nga nje Studio arkitekture dentare “ Bart Ancheta” ne Kaliforni te Sh.B.A dhe Arkitekti shqiptar me eksperience, Ing. Robert Kote qe eshte pedagog ne Fakultetin e Inxhinierise te Universitetit Politeknik te Tiranes, autor i shume projekteve dhe autor tekstesh dhe pikturash te spikatura. Ata kane bere kujdesin e duhur qe Klinika te plotesoje standartet e ADA-s (Shoqata Dentare Amerikane ) dhe at ate BE( Bashkimit Europian).
Klinika Dentare “ Evident “ ka sot nje ekip profesionistesh te pergatitur, te specializuar ne perendim, te motivuar ne shkalle te larte dhe qe zgjidhin problemet e pacienteve sipas specialitetit qe kane dhe te konsultave ne ekip. Ne kete Klinike aplikohen teknika te shkalles se larte dhe protokolle te menyrave me te perparuara te mjekimit.
Etika profesionale dhe prioriteti i shendetit te pacientit na kane motivuar te realizojme nje higjiene skrupuloze te ambjentit dhe nje sterilitet bashkekohor realizuar me autoklave te series B , çdo dite te kontrolluar,te instrumentave dhe mjeteve ne perdorim.
Niveli profesional i mjekeve dhe gjithe ekipit mjeksor te ne ruhet e lartesohet permes azhurnimeve te vazhdueshme shkencore dhe veprimtarise studimore e botuese te panderprere te tij.
You must be logged in to post a comment.